Republika Slovenija
  Iskanje  
DOMOV
KONTAKT
KAZALO STRANI
ENGLISH
Predstavništva po svetu in informacije o državah  / Evropa  / INFORMATA TË PËRGJITHSHME  / Shërbime për shtetasit Slloven në shtetet e huaja  / 
Pomanjšaj pisavo
Povečaj pisavo
Natisni
Kje smo

Ministrstvo za zunanje

zadeve

Prešernova cesta 25

1001 Ljubljana

P.P. 481

Republika Slovenija

T: (01) 478 2000

F: (01) 478 2340

F: (01) 478 2341

E: info.mzz(at)gov.si

 

Dežurna služba:

T: (01) 478 2219

 

Konzularna služba

Šubičeva 10

1001 Ljubljana

T: (01) 478 2305

F: (01) 478 2316

E: konzularne-

zadeve.mzz@gov.si

 

 

Shërbime për shtetasit Slloven në shtetet e huaja

Shtetasit Slloven në shtetet e huaja kanë të drejtë të shërbehen sipas principeve të barazisë, objektivitetit, efektivitetit dhe drejtësisë. Gjithashtu, dhe shtetasit të shteteve anëtare të Unionit Evropian kanë të drejtë në shërbimet dhe ndihmën e departamentit konzular të Ambasadës së Sllovenisë sipas kushteve që vlejnë për shtetasit Slloven.

 


1. Shërbime në të cilat çdo shtetas Slloven ka të drejtë:

 

Departamenti konzular u ofron mbrojtje të gjith shtetasit Slloven në raste:
• Kufizohen ose privohen nga liria;
• Shkelje e të drejtave themelore qytetare.
Nën kompetencë të departamentit konzular janë edhe përkujdesje ne rast të vdekjes, aksident trafiku ose sëmurje të rëndë, arrestim ose burgu, ndihmë viktimave të dhunës, ndihmë në përgjithësi edhe gjatë riatdhesimit të shtetasve slloven në atdhe.
Departamenti konzular u ofron ndihmë të gjithë shtetasve Slloven në raste:
• Kërkime të anëtarëve të familjes;
• Procedura për trashëgimi të cilat janë të inicuara në shtete të jashtme;
• Përcjellja e të vdekurit në Slloveni.
Departamenti konzular u ndihmon edhe shtetasve slloven të cilëve u nevojiten shërbime administrative të përcaktuara. Disa shërbime janë pa pagesë e disa paguhen (shikoni në tabelë – listën e çmimeve të shërbimeve konzulare).

 


2. Çdo shtetas Slloven me qëndrim në territor në të cilën departamenti konzular ka kompetenca kanë të drejtë në shërbime si vijon:

 

Departamenti Konzular është i aurtorizuar të kryen shërbime në këto fusha:
• Ndëmjetësimi gjatë dorëzimit të dokumentave nga librat amë (registri amë, regjistri i banorëve);
• Ndërmjetësimi i dorëzimit të pasaportave;
• Pyetje lidhur me nënshtetësinë dhe ndërmjetësim të kërkesave;
• Verifikim i dokumentave;
• Vërtetime doganore lidhur me kthimin në Slloveni;
• Votim gjatë zgjedhjeve dhe referendumeve;

 


3. Shtetasit Slloven cilat nuk qëndroj në teritorinë në të cilën departamenti konzular ka kompetencë kanë të drejtë në shërbimet si vijon:

 

Departamenti konzular u ndihmon shtetasve slloven të cilët për një periudh të përkohshme qëndrojnë në territorin për të cilën departamenti konzular është kompetent në rast të nevojës personale:
1. I mbron drejtat e tyre;
2. U jep informata të dobishme dhe numra telefonik (mjekë, spital, avokat, përkthyes);
3. Në raste kur pasaporti është i humbur ose i vjedhur, jep pasaport për kthim në Republikën e Sllovenisë
Për dhënien e pasaportave në rastet e lartëpermendura (i vjedhur ose i humbur), shtetasit slloven paraprakisht duhët të veprojnë si në vijim:
• ta lajmërojnë humbjen e pasaportit tek policia lokale;
• vërtetimin e lajmërimit ta sjellin në departamentin konzular si dhe 2 fotografi me format për pasaport.
• ti sjellin të gjithë dëshmit të mundshme në bazë të cilave mundet të caktohet identiteti 
Për dhëniën e pasaportit të ri ose për zëvendësimin e pasaportit të vjetër shtetasit slloven duhet të veprojnë si në vijim:
• 2 fotografi me format për pasaport;
• letërnjoftim me fotografi
• dëshmi për nënshtetësinë sllovene
• taksë (shikoni tabelën- listën e çmimeve për shërbimet konzulare)

 


4. Departamenti konzular nuk mundet (ndër të tjera):

 

• Të jep letërnjoftim, patent shoferi ose dokumente të tjera përveç të pasaportit;
• Të intervenon në gjyqin lokal në emër të shtetasit slloven;
• Drejtpërdrejt ti mbulon shpenzimet për shërime ose përcjelljen e të vdekurit-shtetas slloven në Slloveni të cilët kan vdekur në teritorinë në të cilën departamenti konzular ka kompetenca;
• Ti ve në dispozicion strukturat e saja për nevojat personale të shtetasit slloven (thirje telefonike, rezervime hotelierike, këmbim valutash, shërbime përkthyese dhe të tjera).
• Kërkesë për trajtim si shtetas slloven në qoftë se e keni nënshtetësine maqedonase ose nënshtetësinë sërbe. 

 


5.      Shërbim amë

 

Departamenti konzular i Ambasadës i kryen edhe shërbimet në këto fusha:
• Pranimi të çertifikatëve të lindjes, të kurorëzimit ose të vdekurve, për shënimin e tyre në evidencën kompetente në Slloveni;
• Pranimin e vendimëve lokale gjuqësore (shkurorëzim, adoptim i fëmijës) dhe përcjelljen e tyre në organet kompetente në Slloveni;
• Pranimi i kërkesave për ndryshim të emrit
• Pranimi i kërkesave për ndryshim të emrit pas shkurorëzimit
• Pranimi i kërkesave për dhënie të çertifikatave dhe vërtetimeve nga libri amë dhe regjistri amë i Republikës së Slllovenisë.
Nënshtetësi – informata vetëm në gjuhën sllovene (PDF, 133k)!

 


6. Rregulla të votimit

 

1. Për çvarë votohet?
Shtetasit Slloven kanë të drejtë të votojnë në zgedhjet për president të Republikës, mbledhje shtetërore, parlamenti evropian dhe referendume shtetërore.

2. Kush ka drejt vote?
Të gjithë shtetasit slloven mbi moshën 18 vjeçare dhe me vendbanim të përhershëm në shtetet e jashtme, të regjistruar në listën e zgjedhësve. Me qëllim të azhurimit të dhënave, të gjithë zgjedhësit janë të detyruar në afat prej 30 ditësh të lnjoftojnë departamentin konzular të Ambasadës së Sllovenisë në Shkup për çdo ndryshim të adresës së vendbanimit të përhershëm.

3. Si votohet?
Votimi i shtetasve slloven me vendbanim të përhershëm në shtetet e jashtme bëhet me korrespodencë ose personalisht në përfaqësinë e Republiksë së Sllovenisë. Në afat  prej 30 ditësh para datës së zgjedhjeve, departamenti konzular të gjithë votueseve do të dërgon letër me të cilën informon për shpalljen e zgjedhjeve ose referandumi dhe kërkesë për mënyrën e votimit nësë  votuesi nuk dëshiron të voton në ambasadë.

 


7.    Lista e çmimeve për shërbimet konzulare – pa vizë dhe lejë për qëndrim (pdf, 97k)

 

|  Pravna obvestila